Mjekesi Interne
Departamenti i Mjekësisë Interne në Spitalin e Zemres, është një nga departamentet lider dhe ndër më të rëndësishmit, nisur kjo nga gama shumë e gjerë e sëmundjeve që trajton si dhe specialiteteve të shumtë që përfshihen në të. Ky departament merret me parandalimin, diagnostikimin dhe trajtimin e një game të gjerë sëmundjesh tek të rriturit dhe moshat e treta.
Departamenti i Mjekësisë Interne ka në përbërje të tij specialitetet si vijon:
- Neurologjia
- Sëmundjet Infektive
- Geriartria
- Reumatologjia
- Pneumologjia
- Dermatologjia
- Hematologjia
- Alergologjia
- Gastroenterologjia
- Endokrinologjia